Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Katedralen orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” – Dendias homazhe për Anastas Janullatosin

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, zhvilloi një vizitë në Katedralen Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, në kuadër të qëndrimit të tij zyrtar në Shqipëri dhe takimeve me përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare.

Ai u prit nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, me të cilin zhvilloi një takim në atmosferë miqësore, ku u diskutuan çështje me interes të përbashkët.

Më pas, Dendias, i shoqëruar nga Kryepiskopi Joan, vizitoi varrin e Kryepiskopit të ndjerë Anastas Janullatos, ku bëri homazhe në nderim të figurës dhe kontributit të tij për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.