Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë bërë sërish kryefjalë e mediave rozë pas paraqitjes së tyre në emisionin She’s on Top, ku dy unaza me diamant në dorën e Brikenës ndezën menjëherë aludimet për një martesë të mundshme mes çiftit.
Prania e tyre në jurinë e spektaklit tërhoqi vëmendjen e publikut dhe të ndjekësve në rrjetet sociale, ndërsa komentet për një ceremoni të fshehtë nisën të qarkullonin menjëherë.

Moderatorja Sara Gjordeni i pyeti drejtpërdrejt çiftin nëse kishin vendosur të martoheshin larg syrit të publikut.
Në përgjigjen e tij, Mateo Borri sqaroi se njëra prej unazave ishte një dhuratë romantike prej tij për Brikenën, ndërsa unaza tjetër ishte dhuratë nga familja e saj.
Ndërkohë, Brikena Selmani reagoi me humor ndaj gjithë situatës, duke deklaruar se Sara Gjordeni dhe partneri i saj, Bardhi, do të jenë mes të ftuarve në dasmë nëse ajo do të ndodhë në të ardhmen.
Edhe pse çifti nuk dha një konfirmim zyrtar për martesë, reagimet e tyre dhe afrimiteti që treguan në ekran kanë shtuar më tej dyshimet dhe interesin e publikut për marrëdhënien e tyre.









