Partia Demokratike po zhvillon këtë të shtunë procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, ku kandidati i vetëm në garë është Sali Berisha.
Për shkak të mungesës së një rivali, procesi po konsiderohet më shumë si një votëbesim për drejtimin e Berishës në krye të selisë blu.
Megjithatë, të dhënat nga qarku i Korçës tregojnë për një pjesëmarrje të ulët të anëtarësisë në votime. Deri në orën 14:30 kanë votuar vetëm 1,265 anëtarë nga rreth 11 mijë persona me të drejtë vote, ose rreth 11.5% e totalit.
Sipas shifrave zyrtare, në degën e Korçës kanë votuar 280 anëtarë, në Maliq 250, në Devoll 390, në Kolonjë 145 dhe në Pogradec 200 votues.
Procesi i votimit po zhvillohet në të gjitha degët e PD-së në vend, ndërsa vëmendja mbetet te niveli i pjesëmarrjes së demokratëve në këtë proces të brendshëm partiak.









