Tragjedi në Kinë – 82 të vdekur nga shpërthimi në minierën e qymyrit

Një tragjedi e rëndë ka goditur Kinë, ku të paktën 82 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm gazi në një minierë qymyri në provincën Shanxi.

Sipas mediave shtetërore kineze, shpërthimi ndodhi në minierën Liushenyu të Grupit Tongzhou, ndërsa në momentin e incidentit në galeri ndodheshin 247 punëtorë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende, ndërsa autoritetet po punojnë për gjetjen e minatorëve të zhdukur dhe nxjerrjen e trupave nga nëntoka.

Xi Jinping urdhëroi ekipet e emergjencës të bëjnë “çdo përpjekje” për shpëtimin e punëtorëve dhe kërkoi hetim të plotë për shkaqet e tragjedisë, si edhe ndëshkim për përgjegjësit.

Edhe kryeministri Li Qiang bëri thirrje për masa të forta sigurie dhe kontrolle të menjëhershme në sektorin minerar, për të shmangur aksidente të tjera fatale.