Sulmuesi portugez Joao Felix ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Ligën Profesionale Saudite, duke mposhtur në garë bashkëkombësin dhe yllin e Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, i cili konsiderohej favorit për këtë vlerësim.
Felix zhvilloi një sezon mbresëlënës në debutimin e tij me kampionët e Arabisë Saudite, duke realizuar 20 gola dhe 13 asistime, statistikë që e vendosi në mesin e futbollistëve më dominues të kampionatit. Ai përfundoi si asistuesi më i mirë i sezonit, ndërsa në listën e golashënuesve u rendit i pesti.
26-vjeçari iu bashkua klubit saudit në verën e vitit 2025, pasi Al-Nassr pagoi rreth 30 milionë euro për transferimin e tij nga Chelsea. Pas disa sezoneve me ulje-ngritje në Evropë, Felix duket se ka rigjetur formën më të mirë në futbollin saudit.
Përveç Ronaldos, në garë për çmimin e lojtarit të sezonit ishin edhe Ruben Neves, Ivan Toney dhe Julian Quinones, por paraqitjet e Felixit rezultuan vendimtare për triumfin e tij.
Ndërkohë, portieri i Al Ahli, Edouard Mendy, u shpall portieri më i mirë i sezonit, ndërsa trajneri i Al-Nassr, Jorge Jesus, fitoi çmimin e trajnerit më të mirë.









