Ernest Muçi e mbylli sezonin me trofe, pasi Trabzonspor triumfoi në finalen e Kupës së Turqisë ndaj Konyaspor me rezultatin 2-1.
Sulmuesi shqiptar ishte titullar dhe protagonist në aksionin e golit të parë të shënuar nga Paul Onuachu.
SHIH VIDEON
Në pjesën e dytë, Konyaspor humbi mundësinë për të kaluar në avantazh, pasi Enis Bardhi gaboi nga pika e bardhë, duke goditur shtyllën.
SHIH VIDEON
Pak minuta më vonë, Onuachu realizoi penalltinë vendimtare për Trabzonsporin, duke i dhuruar klubit trofeun e 10-të në histori.









