Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, ku një përplasje mes një automjeti dhe një motomjeti i ka marrë jetën një 36-vjeçari.
Sipas informacionit paraprak, automjeti që drejtohej nga shtetasi M.P., 23 vjeç, është përplasur me motorin që drejtohej nga shtetasi P.M., banues në fshatin Barbulloj.
Për shkak të përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policia e Shtetit për veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.









