Zjarr në Vlorë – Flakët rrezikojnë të përhapen nga era dhe temperaturat e larta

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në fshatin Hoshtimë, në njësinë administrative Qendër të Vlorë.

Flakët kanë përfshirë ferra dhe shkurre, ndërsa situata paraqitet problematike për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta, që favorizojnë përhapjen e zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.