Donald Trump ka njoftuar dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në Poloni, duke forcuar praninë ushtarake të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krahun lindor të Europës.
Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi se vendimi u mor pas zgjedhjes së presidentit polak Karol Nawrocki, të cilin ai tha se e kishte mbështetur personalisht.
Njoftimi vjen vetëm pak ditë pasi zëvendëspresidenti amerikan JD Vance kishte deklaruar se vendosja e forcave amerikane në Poloni ishte shtyrë përkohësisht.
Aktualisht, rreth 10 mijë trupa amerikane ndodhen të stacionuara në Poloni, ndërsa vendimi i ri shihet si një sinjal i fortë për forcimin e aleancës mes Uashingtonit dhe Varshavës në një periudhë tensionesh të larta gjeopolitike.
Presidenti polak Nawrocki falënderoi Trump për “miqësinë” dhe e cilësoi partneritetin polako-amerikan si një shtyllë kyçe të sigurisë për Poloninë dhe Europën.









