Vijojnë negociatat për armëpushim – Irani shqyrton përgjigjen e SHBA-së, me ndërmjetësimin e Pakistanit

Iran po analizon përgjigjen e fundit të Shteteve të Bashkuara lidhur me propozimin për armëpushim, ndërsa kontaktet diplomatike mes dy vendeve vijojnë përmes ndërmjetësimit të Pakistan.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Nour, Uashingtoni dhe Teherani kanë shkëmbyer disa mesazhe diplomatike mbi draftin e një dokumenti që synon arritjen e një marrëveshjeje për uljen e tensioneve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, deklaroi se komunikimi është zhvilluar mbi bazën e një dokumenti me 14 pika të propozuar nga Irani.

“Sipas tekstit origjinal me 14 pika të Iranit, shkëmbimi i mesazheve është kryer disa herë. Kemi marrë pikëpamjet e palës amerikane dhe po i shqyrtojmë”, u shpreh Baghaei.

Deklaratat e tij u bënë gjatë vizitës në Teheran të ministrit të Brendshëm pakistanez, Mohsen Naqvi, ndërsa Islamabadi vazhdon të luajë rolin e ndërmjetësit mes dy vendeve.

Lëvizjet diplomatike vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku frika për përshkallëzim ushtarak mes SHBA-së dhe Iranit mbetet e fortë.