Avionë rusë “kapin mat” avionin spiun britanik mbi Detin e Zi – Rriten tensionet në ajër

Dy avionë luftarakë të Rusisë kanë ndërhyrë në mënyrë të përsëritur pranë një avioni zbulues të Royal Air Force mbi hapësirën ajrore ndërkombëtare të Detit të Zi, duke shkaktuar tensione të reja mes Moskës dhe Londrës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, një avion rus Su-35 është afruar në distancë shumë të vogël nga një avion britanik RC-135W Rivet Joint, duke detyruar ekuipazhin të aktivizojë sistemet e emergjencës dhe të ndërpresë përkohësisht pilotimin automatik.

Po ashtu, një tjetër avion luftarak rus Su-27 ka kryer disa kalime shumë të afërta, në një rast duke iu afruar vetëm disa metra avionit britanik, në atë që Londra e cilëson si manovra të rrezikshme.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, i ka dënuar ashpër këto veprime, duke i quajtur “të papranueshme dhe të rrezikshme”, ndërsa ka paralajmëruar se incidente të tilla mund të rrisin rrezikun e përplasjeve ajrore dhe përshkallëzimit të situatës.

Londra ka bërë të ditur se ka thirrur për sqarime ambasadën ruse, ndërsa fluturimi britanik ishte pjesë e një misioni rutinë të NATO-s për sigurinë e krahut lindor të aleancës.