Rolando Maran pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme taktike te Kombëtarja shqiptare, me skemën e tij të preferuar që mund të favorizojë rikthimin në formacion të lojtarëve si Ernest Muçi dhe Nedim Bajrami.
Ndryshe nga ish-trajneri Sylvinho, i cili përdorte kryesisht skemën 4-3-3, tekniku italian preferon modulimin 4-3-1-2, me një mesfushor ofensiv pas dy sulmuesve.
Ky ndryshim pritet t’i japë më shumë hapësira Muçit dhe Bajramit në rolet e tyre natyrale, ndërsa skema e re mund të reduktojë përdorimin e sulmuesve të krahut, që shpesh kanë qenë improvizime në periudhën e mëparshme.
Maran nisi zyrtarisht aventurën e tij në krye të Shqipërisë, në eksperiencën e parë si trajner kombëtareje në karrierën e tij.









