Një tjetër zhvillim i fortë ka tronditur Partinë Demokratike pak ditë para zgjedhjeve për kreun e partisë. Mjekja Mereme Sela ka depozituar një padi të re në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku kërkon pezullimin e procesit zgjedhor të planifikuar për më 23 maj.
Në kërkesën e saj, Sela kundërshton zhvillimin e zgjedhjeve brenda PD-së dhe ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me mënyrën e organizimit të procesit për zgjedhjen e kryetarit të partisë.
Sipas burimeve, kërkesa e korrigjuar është dorëzuar tashmë në gjykatë dhe pritet që institucioni të shqyrtojë pretendimet e ngritura përpara se të vendosë nëse do të pranojë ose jo pezullimin e zgjedhjeve.
Ky zhvillim vjen në një moment tensioni të lartë brenda selisë blu, ku procesi për zgjedhjen e kryetarit po shoqërohet me debate dhe akuza për shkelje statutore.
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Demokratike janë planifikuar të mbahen më 23 maj, ndërsa në garë ndodhet vetëm emri i Sali Berisha.









