Bullgaria me “Bangaranga” fiton Eurovision 2026! – Shqipëria me “Nân” renditet e 13-ta

Eurovision Song Contest 2026 është fituar nga Dara, e cila triumfoi për Bullgarinë me këngën “Banagaranga”, duke grumbulluar gjithsej 516 pikë.

Vendimtar në shpalljen e fituesit ishte votimi i publikut, i cili i dha avantazhin përfundimtar Bullgarisë në garën e madhe muzikore evropiane.

Në vendin e dytë u rendit Izraeli me 343 pikë, ndërsa Shqipëria u pozicionua në vendin e 13-të me 145 pikë në total.

Përfaqësuesi shqiptar Alis Kallaçi, me këngën “Nân”, arriti të marrë 85 pikë vetëm nga televotimi i publikut, duke siguruar një mbështetje të konsiderueshme nga diaspora dhe fansat e festivalit.

Portugalia ishte shteti që mbështeti më shumë Shqipërinë, duke i dhënë 12 pikët maksimale, ndërsa Mali i Zi akordoi 10 pikë për këngën shqiptare.

Nga ana tjetër, Shqipëria i dha 12 pikët e saj Italisë, ndërsa Italia nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë. Greqia e vlerësoi përfaqësimin shqiptar me vetëm 1 pikë.

Bulgaria është vendi i parë i Ballkanit që fiton Eurovision falë këngës “Bangaranga” nga DARA. Bullgaria u rikthyer në garë në edicionin e Vjenës 2026 pas katër vitesh mungesë nga kompeticioni dhe rikthimi rezultoi historik.

Të gjitha votat e publikut të hedhura gjatë mbrëmjes u numëruan dhe u verifikuan dukeu i dhënë fitoren një këngë e cila ishte suprizë. Artistja arriti të fitonte konkursin me gjithsej 516 pikë.

Sipas traditës së Eurovisionit, fillimisht u shpallën votat e jurive dhe më pas votat e publikut. “Bangaranga” dominoi votimin e jurive me 204 pikë, ndërsa nga televotimi mori 312 pikë.

Kush është DARA?

Dara konsiderohet një nga artistet më të njohura të muzikës pop në Bullgari, duke formësuar imazhin e pop-it modern bullgar me zërin e saj unik, prezencën energjike në skenë dhe stilin që kombinon zhanre të ndryshme muzikore.

Ajo është bërë e famshme me hitet “Thunder”, “Call Me” dhe “Mr. Rover”, këngë që dominuan klasifikimet muzikore për javë të tëra. Përveç suksesit në Bullgari, DARA është kthyer në një figurë të rëndësishme edhe në skenën moderne muzikore të Ballkanit.

Këngët dhe videot e saj kanë kaluar mbi 80 milionë dëgjime dhe shikime, ndërsa ajo ka qenë gjithashtu mentore në The Voice of Bulgaria gjatë viteve 2021 dhe 2022.

Në vitin 2025 ajo publikoi albumin “ADHDARA”, projekti i saj më personal deri tani, i cili shënoi kalimin nga një artiste e njohur kombëtare drejt një identiteti muzikor ndërkombëtar dhe një pranie gjithnjë e më të madhe globale.