Rama në Estoni për Konferencën Lennart Meri 2026 – Takime me liderët euroatlantikë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Estonia, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Lennart Meri 2026”, një nga forumet më të rëndësishme për sigurinë, politikën e jashtme dhe sfidat globale.

Konferenca që zhvillohet në Tallinn këtë vit mban moton “Fati i favorizon të guximshmit”, ndërsa Rama do të jetë pjesë e panelit hapës kushtuar bashkëpunimit transatlantik dhe sigurisë euroatlantike.

Në kuadër të vizitës, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takim dypalësh me kryeministrin estonez Kristen Michal, si dhe do të pritet nga presidenti i Estonisë Alar Karis.

Agjenda përfshin edhe vizitë në Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike të NATO, si dhe ndalesa në Memorialin e Viktimave të Komunizmit dhe në qendrën e inovacionit digjital “e-Estonia”.

Gjatë qëndrimit në Estoni, Rama pritet të japë edhe një intervistë për gazetën estoneze “Postimees”, ku do të flasë për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.