Reforma territoriale – Zhvillohen dëgjesat me bashkitë në Elbasan

Procesi i rishikimit të reformës territoriale ka hyrë në fazën parafundit, me nisjen e dëgjesave me 61 kryebashkiakët e vendit për të vlerësuar efektet e ndarjes administrative të vitit 2014.

Në takimin e zhvilluar me drejtuesit vendorë të Qarku Elbasan, shumica e kryebashkiakëve vlerësuan se reforma ka sjellë përmirësime në financat vendore dhe në ofrimin e shërbimeve publike.

Në seancë mungoi kryetari i Elbasan, Gledian Llatja, mungesë që shkaktoi debate në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.

Deputeti Xhelal Mziu, ngriti dyshime mbi arsyet e mungesës së Llatjas, duke e cilësuar të pajustifikuar në një proces kaq të rëndësishëm.

Ndërkohë, kryebashkiakët socialistë të Përrenjasit, Belshit dhe Peqinit shprehën mbështetje për modelin aktual të qeverisjes vendore, duke theksuar efektet pozitive të reformës.

Pas Elbasanit, dëgjesat do të vijojnë në qarqet Kukës dhe Durrës.