North Korea ka miratuar ndryshime të reja kushtetuese që parashikojnë nisjen automatike të një sulmi bërthamor në rast se lideri suprem Kim Jong Un vritet ose bëhet i paaftë për të drejtuar vendin.
Sipas raportimit të The Telegraph, vendimi është marrë në një klimë tensionesh të larta globale, pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe vrasjes së liderit suprem iranian Ali Khamenei gjatë një operacioni ushtarak të koordinuar amerikano-izraelit.
Ndryshimet kushtetuese u miratuan gjatë sesionit të Asambleja Supreme Popullore e Koresë së Veriut, i zhvilluar më 22 mars në Phenian.
Sipas informacioneve të publikuara, Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut ka informuar autoritetet e Seulit mbi përmbajtjen e ndryshimeve të reja.
Dispozita e re përcakton se, nëse sistemi i komandës dhe kontrollit të forcave bërthamore vihet në rrezik nga sulme të huaja ose nëse udhëheqja eliminohet, Koreja e Veriut do të ndërmarrë menjëherë një kundërpërgjigje bërthamore automatike.
“Nëse sistemi i komandës dhe kontrollit mbi forcat bërthamore të shtetit vihet në rrezik nga sulmet e forcave armiqësore, një sulm bërthamor do të nisë automatikisht dhe menjëherë”, thuhet në tekstin e përditësuar të kushtetutës.
Lëvizja shihet nga analistët si një paralajmërim i fortë strategjik nga Pheniani në një moment kur tensionet globale dhe frika për përshkallëzim bërthamor janë rritur ndjeshëm.









