Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në vend, ku vihet re një rritje e çmimit të naftës.
Sipas vendimit të fundit të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 197 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar deri në 185 lekë për litër.
Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë 182 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë deri në 170 lekë për litër.
Bordi bëri të ditur se çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 9 maj, duke nisur nga ora 14:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, kur pritet të reflektohen lëvizjet e reja në tregun e karburanteve.









