Ambasada e SHBA në Tiranë u bën thirrje shtetasve amerikanë: “Shmangni protestën e PD-së!”

Ambasada e SHBA, në Tiranë ka dalë me një njoftim zyrtar për protestën e opozitës që pritet të zhvillohet të premten në kryeqytet, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin zonat ku do të mbahet tubimi.

Edhe pse kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, ambasada amerikane paralajmëroi se situata mund të ndryshojë me shpejtësi gjatë grumbullimeve të mëdha.

Sipas njoftimit, protesta është planifikuar të nisë në orën 19:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin mes Sheshit “Skënderbej” dhe Sheshit “Nënë Tereza”, pranë godinës së Kryeministrisë.

Ambasada bëri të ditur gjithashtu se stafi diplomatik amerikan është udhëzuar të shmangë zonën e protestës, ndërsa qytetarëve amerikanë u rekomandohet të ndjekin mediat lokale, të shmangin turmat, të kenë rrugë alternative lëvizjeje dhe të ruajnë profil të ulët gjatë qarkullimit në publik.

Në paralajmërim theksohet se gjatë protestës mund të ketë masa të shtuara sigurie, bllokime rrugësh dhe kufizime të qarkullimit në disa zona të kryeqytetit., Tiranë ka dalë me një njoftim zyrtar për protestën e opozitës që pritet të zhvillohet të premten në Tiranë, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin zonat ku do të mbahet tubimi.

Edhe pse kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, ambasada amerikane paralajmëroi se situata mund të ndryshojë me shpejtësi gjatë grumbullimeve të mëdha.

Sipas njoftimit, protesta është planifikuar të nisë në orën 19:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin mes Sheshit “Skënderbej” dhe Sheshit “Nënë Tereza”, pranë godinës së Kryeministrisë.

Ambasada bëri të ditur gjithashtu se stafi diplomatik amerikan është udhëzuar të shmangë zonën e protestës, ndërsa qytetarëve amerikanë u rekomandohet të ndjekin mediat lokale, të shmangin turmat, të kenë rrugë alternative lëvizjeje dhe të ruajnë profil të ulët gjatë qarkullimit në publik.

Në paralajmërim theksohet se gjatë protestës mund të ketë masa të shtuara sigurie, bllokime rrugësh dhe kufizime të qarkullimit në disa zona të kryeqytetit.