Paris Saint-Germain ka siguruar kualifikimin në finalen e UEFA Champions League, pas një barazimi dramatik 1–1 ndaj Bayern Munich në “Allianz Arena” të Mynihut, duke kaluar më tej falë rezultatit të përgjithshëm 6–5 nga dy ndeshjet.
Ndeshja u karakterizua nga tension i lartë dhe ritëm i fortë që në minutat e para. PSG e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh shumë shpejt me golin e Ousmane Dembélé në minutën e 3-të. Aksioni u ndërtua pas një pasimi vendimtar nga Khvicha Kvaratskhelia, i cili i hapi rrugën francezëve për një fillim ideal në transfertë.
Bajerni i Mynihut, megjithë presionin e vazhdueshëm dhe dominimin e pjesës së madhe të lojës, hasi vështirësi për të çarë mbrojtjen e organizuar të parisienëve. Gjermanët kërkuan me ngulm golin e barazimit, por u përballën me një PSG të disiplinuar taktikisht dhe të kujdesshëm në menaxhimin e avantazhit të përgjithshëm.
Drama kulmoi në minutat shtesë, kur Harry Kane shënoi një gol spektakolar në minutën e 94-t, duke rikthyer emocionet në stadium. Megjithatë, goli i sulmuesit anglez rezultoi vetëm si një ngushëllim për bavarezët, pasi nuk mjaftoi për të përmbysur rezultatin e përgjithshëm të përballjes.
Me këtë sukses, PSG siguron një tjetër finale europiane dhe tashmë do të përballet me Arsenal në ndeshjen vendimtare që do të zhvillohet në Budapest. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique synon të kurorëzojë një sezon të fortë në Europë me trofeun më prestigjioz të klubeve.
Për Bajernin e Mynihut, eliminimi shënon një tjetër zhgënjim në fazat finale të Champions League, duke thelluar serinë e rezultateve negative në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni në vitet e fundit.
FT BAJNER MYNIH – PSG 1-1
Kejn 90+4′ / Dembele 3′
KOMENTI LIVE:
90+4′ GOOOL BAJERNI 1-1/ Gjermanët gjejnë baraspeshën me Kejn, i cili nuk fal pas asistit të Dejvis. (VIDEO)
90′ Akordohen 5 minutes shtesë.
87′ Tjetër prentedim për penallti nga lojtarët e Bajernit, por gjyqtari vijon lojën. (VIDEO)
78′ Çfarë shansi i shpërdoruar nga Kvaraskhelia. Nuk iu besojnë syve francezët. (VIDEO)
72′ Pranë golit sërish PSG-ja me Doue, por gjuajtja e tij shkon në rrjetën e jashtme. (VIDEO)
69′ Safonov bën sërish protagonist me pritjen e tij, duke i bërë u bërë bllokadë gjermanëve. (VIDEO)
64′ Çfarë shpërthimi nga Doue, i cili dhuron spektakël, tenton drejt portës, por ndalet nga Nojer. (VIDEO)
57′ Tjetër pritje e rëndësishme nga Nojer, që kësaj here i thotë “jo” Kvarës. (VIDEO)
56′ Pranë golit të dytë PSG-ja me Doue, por gjuajtja e tij grushtohet nga Nojer.(VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
45+3′ Pranë golit Bajerni me Tah, që gjuan me kokë pas harkimit të Kimish, por topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
44′ Safonov i mohon golin e barazimit Bajernit, duke ndalur gjuajtjen e Musialës. (VIDEO)
33′ Nojer bën heroin duke i mohuar golin e dytë PSG-së, pas gjuatjet me kokë të Zhoao Neves. (VIDEO)
31′ Lumë protestash te Bajerni, gjermanët kërkojnë penallti për prekje të topit me dorë nga Zhoao Neves, por gjyqtari nuk mendon kështu. (VIDEO)
29′ Ndizet sfida, te Bajerni kërkojnë ndëshkimin me kartonin e dytë të verdhë të Nuno Mendesh, por gjyqtari akordon fillimisht faull në favor të PSG. (VIDEO)
27′ Tjetër shkëndijë nga Olise, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me traversën. Bavarezët kërkojnë me ngulm golin e barazimit.(VIDEO)
15′ Pranë golit Bajerni me Olise, por vendimtare ndërhyrja e Vitinjës brenda zonës. (VIDEO)
3′ GOOOOL PSG 0-1! Zhbllokohet supersfida, Dembele kalon në avantazh skuadrën e Luis Enrikes. Ylli francez nuk fal brenda zonës, pas asistit të Kvarës. (VIDEO)
1′ Starton supersfida!
FORMACIONET ZYRTARE










