Java e 35-të e Kategoria Superiore ka sqaruar ndjeshëm skenarin e fundit të sezonit, duke dhënë verdikte të forta si për garën për titull, ashtu edhe për mbijetesën.
Pas rezultateve të kësaj jave, është zyrtarizuar rënia nga kategoria e Flamurtari, që nuk arriti të sigurojë pikët e nevojshme për të qëndruar në elitë.
Ndërkohë, surpriza më e madhe lidhet me Partizani, që pas humbjes ndaj Egnatia ka mbetur jashtë “Final 4”, duke humbur kështu edhe mundësinë për të siguruar një vend në garat europiane.
Tashmë janë përcaktuar katër skuadrat që do të luftojnë për titullin kampion: Elbasani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo. Këto ekipe do të përballen në fazën finale për të përcaktuar kampionin e sezonit.
Në anën tjetër të tabelës, beteja për mbijetesë mbetet e hapur dhe dramatike. Tirana dhe Bylisi ndodhen aktualisht në vendet e 6-të dhe 7-të me nga 41 pikë, pas fitoreve të rëndësishme të kësaj jave.
Ndërsa më të rrezikuarat për rënie janë Vora dhe Teuta, që renditen në vendet e 8-të dhe 9-të me nga 39 pikë, duke e kthyer javën e fundit në një “finale” të vërtetë për qëndrimin në elitë.
Me vetëm një javë të mbetur, gjithçka mbetet e hapur si për titullin kampion, ashtu edhe për mbijetesën, duke premtuar një fund sezoni dramatik dhe plot emocione.
RENDITJA










