8-vjeçari i aksidentuar një ditë më parë në Durrës pritet të transferohet nga reanimacioni në pavijon, pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore.
Burime nga Spitali i Traumës bëjnë të ditur se i mituri ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, ai do të vijojë të mbahet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor për trajtimin e plagëve të marra si pasojë e aksidentit të rëndë.
Mjekët theksojnë se gjendja e tij është stabilizuar, por procesi i rikuperimit do të kërkojë kohë dhe monitorim të vazhdueshëm.









