Aksident tragjik në Durrës – Makina përplas 3 fëmijë, 2 humbin jetën – një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur këtë të diel zonën e Kënetës në Durrës, ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 10 deri në 13 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy prej fëmijëve kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa një tjetër është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dyshohet se automjeti ka qenë me shpejtësi të lartë në momentin e përplasjes, ndërsa fëmijët ndodheshin duke luajtur pranë zonës së banimit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike dhe për të identifikuar drejtuesin e automjetit.

Hetimet vijojnë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin lokal.