Trump skeptik ndaj ofertës së Iranit: ‘Nuk do të jetë e pranueshme’ – Paralajmëron edhe sulme!

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se do të shqyrtojë propozimin e fundit për paqe të paraqitur nga Irani, por shprehu dyshime të forta se ai mund të jetë i pranueshëm.

Në një reagim në Truth Social, Trump u shpreh se nuk mund ta imagjinojë pranimin e ofertës, duke akuzuar Teheranin për veprime të dëmshme ndër vite.

“Do ta shqyrtoj shumë shpejt planin që Irani sapo na ka dërguar, por nuk mund ta imagjinoj se do të jetë i pranueshëm,” deklaroi ai.

Presidenti amerikan la të hapur edhe mundësinë e përshkallëzimit ushtarak, duke aluduar për rifillimin e sulmeve ajrore nëse Irani “sillet keq”.

Ndërkohë, sipas raportimeve, propozimi iranian përbëhet nga 14 pika dhe përfshin kërkesa si rihapja e Ngushtica e Hormuzit, heqja e bllokadës ndaj porteve iraniane, lirimi i aseteve të ngrira dhe tërheqja e forcave amerikane nga rajoni.

Megjithatë, Trump ka përsëritur qëndrimin e tij të fortë se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore dhe duhet të heqë dorë nga programi i tij i pasurimit të uraniumit.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet vendimi i ardhshëm i Donald Trump për fatin e këtij propozimi dhe ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.