Barcelona është shumë pranë shpalljes kampione e La Liga, teksa matematika e titullit mund të mbyllet që këtë javë, në varësi të rezultatit të rivalëve të përjetshëm.
Trajneri i katalanasve, Hansi Flick, ka deklaruar se nuk ka asnjë interes të ndjekë ndeshjen e Real Madrid, duke theksuar se skuadra e tij e ka bërë tashmë detyrën dhe tani pret vetëm zhvillimet nga distanca.
“Ne e kemi kryer punën tonë, tani presim. Nuk do ta shikoj ndeshjen e Real Madridit nesër,” u shpreh Flick, duke shtuar se ekipi i tij ka një avantazh të madh në renditje dhe është shumë pranë titullit.
Sipas tij, Barcelona nuk duhet të shpërqendrohet nga rivalët, por të fokusohet te objektivat e veta. Ai la të kuptohet se, në rast suksesi, festimet mund të nisin menjëherë.
“Nëse fitojmë nesër, do të festojmë. Të gjithë duan ta fitojnë titullin sa më shpejt,” tha trajneri gjerman.

Në një deklaratë më të çlirët, Flick madje zbuloi edhe planet e tij personale për mbrëmjen, duke thënë se mund të kalojë kohë me familjen ose të ndjekë ndonjë shfaqje, duke e larguar vëmendjen nga futbolli.
Barcelona mund të shpallet matematikisht kampione nëse Real Madridi nuk arrin të fitojë ndaj Espanyol. Në të kundërt, gjithçka mund të vendoset në përballjen direkte të radhës, e njohur si “El Klasiko”, që pritet të luhet më 10 maj në stadiumin e Barcelonës.









