Bayern mevmendje tek PSG – Barazon në sekondat e fundit 3 -3 ndeshjen e rradhës në Bundesligë

Bayern Munich, që e ka siguruar prej kohësh titullin kampion, është ndalur në një barazim spektakolar 3-3 ndaj 1. FC Heidenheim, skuadra e vendit të fundit në kampionat.

Me fokusin te gjysmëfinalja e dytë ndaj Paris Saint-Germain, bavarezët hodhën në fushë shumë lojtarë të stolit dhe e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe, duke pësuar dy gola në minutat 22 dhe 31.

Leon Goretzka riktheu baraspeshën me një dopietë, por Budu Zivzivadze goditi sërish në minutën e 76-të për avantazhin 3-2 të Heidenheim.

Kur gjithçka dukej e mbyllur, drama shpërtheu në sekondat e fundit: një autogol i Diant Ramaj në minutën 90+10’ vulosi rezultatin 3-3, duke i shpëtuar Bayern-it nga humbja.

Një ndeshje e çmendur që tregon se bavarezët e kishin mendjen më shumë te përballja vendimtare me PSG sesa te kampionati.