Një 17-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa varëse floriri me vlerë rreth 12 mijë euro në një argjendari.
Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në rrugën “Abdi Toptani”, ku i mituri ka marrë varëset dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Operacioni policor i koduar “Golds”, i zhvilluar nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bëri të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar.
Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë sekuestruan varëset e vjedhura në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme.









