Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, DJ Gimbo, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij një moment familjar të veçantë në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet i buzëqeshur mes dy personave më të rëndësishëm për të: nënës së tij dhe partneres, Selin Bollati.
Bashkangjitur fotos, Gimbo ka shkruar thjesht “Familja”, një mesazh që është pritur me reagime pozitive nga fansat e tij.
Çifti, i njohur për publikun pas pjesëmarrjes në reality show, po kalon disa ditë në Kosovë, më konkretisht në Istog, vendlindja e DJ Gimbo-s. Për t’u bashkuar me partnerin e saj, Selin Bollati ka udhëtuar drejt Kosovës, ku po kalon kohë edhe me familjen e tij.
Fansat kanë reaguar pozitivisht ndaj postimit, duke e komentuar si një moment të ngrohtë dhe familjar.










