Gjiknuri i bën karshillëk Ramës – Fotografohet mes tensionesh në PS së bashku me Spiropalin duke gjerbur kafe në Tiranë

Dy figura të njohura të Partisë Socialiste, deputetja Elisa Spiropali dhe deputeti Damian Gjiknuri, janë fotografuar së fundmi duke pirë kafe së bashku në një lokal në kryeqytet.

Takimi vjen në një moment tensionesh të brendshme brenda Partisë Socialiste, ku Spiropali është përfshirë në debatet e fundit politike pas qëndrimeve të saj kritike ndaj linjës zyrtare të partisë. Sipas raportimeve, ajo është paralajmëruar edhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar për pasojat e mundshme të qëndrimeve të saj.

Në foton e shpërndarë në media, dy socialistët shihen në një bisedë të qetë, megjithëse ngjarja ka tërhequr vëmendje për shkak të zhvillimeve të fundit politike brenda mazhorancës.

Deri tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga asnjëri prej tyre lidhur me takimin.