Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Kardhiq–Delvinë, pranë fshatit Senicë, ku një trajler për transport mallrash ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kodër anësore.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka humbur kontrollin për arsye ende të paqarta, duke dalë nga segmenti rrugor dhe përfunduar jashtë karrexhatës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe shkaqeve që çuan në daljen e mjetit nga rruga.
Si pasojë e ngjarjes, shoferi i trajlerit ka mbetur i lënduar, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit.









