Delegacioni opozitar takon presidentin e IDU, Stephen Harper, në Zagreb – Berisha: Alarm për ‘autokraci elektorale’ në Shqipëri

Delegacioni i PD dhe PR takon Presidentin e IDU, Stephen Harper, në Zagreb

Në kuadër të Forumit të International Democrat Union (IDU) në Zagreb, një delegacion i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Sali Berisha, dhe i Partisë Republikane, i kryesuar nga Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me Presidentin e IDU, Stephen Harper

Mirënjohje dhe mbështetje institucionale

Kryetari Berisha shprehi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që IDU i ka dhënë Partisë Demokratike gjatë periudhave më të vështira politike në Shqipëri.

Regres demokratik dhe shqetësime të rënda

Berisha–Harper në Zagreb: Alarm për ‘autokraci

Berisha ngriti para Presidentit Harper një sërë shqetësimesh serioze lidhur me gjendjen demokratike në Shqipëri, duke iu referuar vlerësimeve ndërkombëtare që e klasifikojnë vendin si ‘autokraci elektorale’. Në fokus të diskutimit ishin:

•       Mbrojtja politike e korrupsionit në nivele të larta, përfshirë rastin e Belinda Ballukut dhe refuzimin e shumicës socialiste për t’i hequr imunitetin, duke penguar kështu arrestimin e saj;

•       Ndikimi i karteleve të drogës dhe i krimit të organizuar në proceset politike dhe ekonomike të vendit;

•       Shndërrimi i ekonomisë shqiptare në një “narco-ekonomi”, me tentakulat në të gjithë sektorët, duke e kthyer Shqipërinë në një parajsë fiskale për pastrimin e të ardhurave nga trafiku i drogës dhe krimi i organizuar;

•       Persekutimi sistematik i opozitës, me theks të veçantë në keqtrajtimin e papranueshëm të ish-Presidentit Ilir Meta.

Emigrimi masiv dhe integrimi europian

Berisha–Harper në Zagreb: Alarm për ‘autokraci

Berisha nënvizoi emigrimin masiv si një nga plagët më të mëdha të vendit, ku mbi 1.1 milion qytetarë, kryesisht të rinj, janë larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ai theksoi se Shqipëria aktualisht përmbush kryesisht vetëm kriteret gjeostrategjike ndërsa procesi i integrimit duhet të bazohet në meritë dhe në përmbushjen reale të standardeve demokratike. Sipas tij, ky proces mbetet i bllokuar për shkak të kapjes së shtetit nga qeverisja aktuale.

Reagimi i Presidentit Harper

Presidenti Stephen Harper vlerësoi si zhvillim pozitiv faktin që qytetarët shqiptarë mbeten fuqimishtdhe pro-NATO pavarësisht politikave të qeverisë në fuqi. Në përfundim të takimit, Harper rikonfirmoi mbështetjen e plotë të IDU për Partinë Demokratike dhe forcat opozitare në Shqipëri, si dhe për procesin e integrimit europian

Përbërja e delegacioneve

Delegacionin shqiptar e përbënin: Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi si dhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Enri Çeno.