PARALAJMERIMI/ Lumir Abdixhiku pas takimit me Vjosa Osmani: “Së shpejti lajme të mëdha”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lënë të hapur mundësinë për zhvillime të reja politike pas një takimi që ai ka patur me Vjosa Osmanin.

Pas një darke që e cilësoi miqësore, Abdixhiku u shpreh se shumë shpejt priten “lajme të mira”, duke shtuar se ky nuk është takimi i parë dhe as i fundit mes tyre.

I pyetur për mundësinë e një bashkimi më të madh brenda LDK-së, ai deklaroi se një pjesë e rëndësishme e këtij procesi tashmë është arritur, ndërsa zhvillime të tjera priten në vijim.

Nga ana tjetër, më e rezervuar u tregua Osmani, duke e përshkruar takimin thjesht si “kafe mes miqsh”, pa dhënë detaje mbi diskutimet.