Trump e Putin “telefonatë e zjarrtë” – Armëpushim në Ukrainë më 9 maj dhe paralajmërime për Lindjen e Mesme

Presidenti i Donald Trump dhe presidenti i Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike që ka zgjatur mbi një orë e gjysmë, e cila është cilësuar nga Kremlini si “miqësore dhe profesionale”.

Sipas njoftimit zyrtar të Kremlini, në qendër të diskutimeve kanë qenë dy kriza kryesore ndërkombëtare: tensionet në Lindjen e Mesme, veçanërisht situata me Iranin, si dhe lufta në Ukrainë.

Në pjesën që lidhej me Lindjen e Mesme, Putin ka paraqitur ide për programin bërthamor të Iranit dhe ka shprehur mbështetje për qëndrimin e Trump për vazhdimin e armëpushimit me Teheranin. Megjithatë, ai ka paralajmëruar se çdo rikthim në veprime ushtarake nga SHBA dhe Izraeli mund të sjellë “pasoja jashtëzakonisht shkatërruese” për rajonin.

Sa i përket luftës në Ukrainë, Kremlini bën me dije se Trump është shprehur optimist se një marrëveshje paqeje mund të jetë pranë arritjes. Nga ana e tij, Putin ka propozuar një armëpushim të përkohshëm më 9 maj, në ditën e përkujtimit të “Fitores”, duke sugjeruar ndalje të luftimeve në atë periudhë simbolike. Më herët, një armëpushim i ngjashëm ishte zbatuar edhe gjatë Pashkëve, më 12 prill.

Po ashtu, presidenti rus ka akuzuar palën ukrainase për përdorim të “metodave terroriste” në sulmet ndaj objektivave civile, ndërsa ka theksuar se qëndrimi i Kievit po e zgjat konfliktin.

Në fund të bisedës, Putin ka dënuar edhe sulmin ndaj Trump të ndodhur së fundmi, duke shprehur solidaritet me presidentin amerikan.

Biseda vjen në një moment tensionesh të larta globale, ku diplomacia mes Uashingtonit dhe Moskës mbetet një nga faktorët kyç për zhvillimet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.