Presidenti i Donald Trump ka zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë me drejtues të industrisë së naftës dhe gazit, në një përpjekje për të adresuar ndikimin e konfliktit me Iranin në tregjet globale të energjisë.
Në qendër të diskutimeve ishte situata e tensionuar në Ngushticën e Hormuzit, si dhe mundësia e një bllokade që mund të zgjasë me muaj, duke ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin botëror me naftë dhe gaz. Sipas burimeve nga administrata amerikane, u analizuan skenarë për mbajtjen e bllokadës dhe mënyrat për të kufizuar pasojat ekonomike brenda vendit.
Në takim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të administratës, përfshirë Sekretarin e Energjisë Scott Bessent, Shefen e Stafit Susie Wiles dhe Zëvendëspresidentin JD Vance.
Diskutimet u zgjeruan edhe në tema si rritja e prodhimit vendas të energjisë, kontratat afatgjata të naftës, zhvillimet në Venezuela dhe transporti detar ndërkombëtar.
Ndërkohë, tregjet amerikane të karburantit po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve. Sipas Shoqatës Amerikane të Automobilave, çmimi mesatar i benzinës ka arritur në 4.229 dollarë për gallon, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme në tregjet globale të energjisë.









