Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një podcasti ndërkombëtar, ku ka folur për sulme personale dhe shpifje që, sipas tij, i drejtohen vazhdimisht në skenën politike dhe publike.
Ai u shpreh se ndaj tij përdoren narrativa ekstreme që synojnë ta diskreditojnë, duke përfshirë edhe akuza të rënda për familjen e tij dhe origjinën, të cilat ai i cilëson si të pabazuara dhe fyese.
Sipas Aleksandar Vučić, kundërshtarët politikë shkojnë deri në sulme personale dhe pretendime të forta, përfshirë edhe përfshirjen e elementeve etnike, çka sipas tij e rrit tensionin në diskursin publik.
“A mund ta kuptosh argumentin kur dikush po hedh një mallkim kundër teje? Duke shtuar madje se babai yt në të vërtetë nuk është babai yt, sepse nëna jote ka qenë një bushtër dhe ajo ka tradhtuar babain tënd të supozuar me një shqiptar dhe prandaj ti je kaq pro-shqiptar”-tha Vuçiç.
Deklaratat e tij pritet të ngjallin reagime në opinionin publik dhe në nivel rajonal, për shkak të ndjeshmërisë së lartë që kanë marrëdhëniet ndëretnike në Ballkan.









