Dorëheqje e papritur – Ambasadorja e SHBA në Ukrainë largohet pas më pak se një viti në detyrë”

Një zhvillim i papritur vjen nga diplomacia amerikane, ku e ngarkuara me punë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, Julie Davis, ka vendosur të japë dorëheqjen pas më pak se një viti në këtë post.

Lajmi është konfirmuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, i cili theksoi se largimi i saj nuk lidhet me mosmarrëveshje politike, por është një vendim personal, ndërsa Davis do të qëndrojë në detyrë deri në qershor 2026, kur pritet të largohet përfundimisht nga shërbimi diplomatik.

Megjithatë, raportime të Financial Times sugjerojnë se ajo kishte shprehur pakënaqësi ndaj politikës së Donald Trump për Ukrainën, veçanërisht për mungesën e mbështetjes së fortë ndaj Kievit në përballje me agresionin rus.

Administrata Trump ka ushtruar presion mbi Ukrainë për të arritur një marrëveshje paqeje me Rusi, madje duke lënë të hapur mundësinë e lëshimeve territoriale, një qasje që ka shkaktuar polemika të forta.

Ndërkohë, përpjekjet për armëpushim kanë ngecur, edhe për shkak të zhvendosjes së fokusit të Uashington drejt krizave të tjera, përfshirë tensionet me Iranin.

Davis, e cila shërbeu në një rol të dyfishtë edhe si ambasadore e SHBA-së në Qipro, ishte emëruar në këtë post pas dorëheqjes së paraardhëses së saj, Bridget Brink.

Ky zhvillim vjen në një moment delikat për marrëdhëniet SHBA–Ukrainë, ndërsa lufta me Rusinë vazhdon dhe presioni ndërkombëtar për një zgjidhje politike mbetet i lartë.