Të shtëna në darkën e Shtëpisë së Bardhë – Një agjent i plagosur gjatë ndërhyrjes ndaj atentatorit

Agjentët e Shërbimit Sekret amerikan ndërhynë me armë gjatë një incidenti të ndodhur në një aktivitet zyrtar në White House, ku i pranishëm ishte edhe Donald Trump.

Sipas raportimeve të Daily Mail, forcat e sigurisë qëlluan disa herë ndaj një personi të armatosur, i cili dyshohet se tentoi të afrohej në mënyrë të rrezikshme pranë zonës së mbrojtur. Megjithatë, objektivi nuk u godit gjatë të shtënave.

Prokurori i përgjithshëm, Todd Blanche, bëri të ditur se ekziston mundësia që një prej agjentëve të jetë plagosur aksidentalisht gjatë ndërhyrjes.

I dyshuari, i identifikuar si Cole Thomas Allen, 31 vjeç, u neutralizua pasi u rrëzua në tokë teksa përpiqej të kalonte një pikë kontrolli sigurie gjatë aktivitetit. Ai tashmë përballet me akuza të rënda, përfshirë tentativë vrasjeje ndaj presidentit dhe shkelje të ligjeve për armëmbajtje, çka mund të çojë në dënim me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se presidenti ka kërkuar të informohet për gjendjen e agjentit të plagosur, i cili sipas saj është jashtë rrezikut për jetën. Ajo shtoi se presidenti dhe Zonja e Parë kanë shprehur mirënjohje për reagimin e shpejtë dhe profesional të forcave të sigurisë.

trump sulmi
sulmi trump
trump sulmi darka e gazetareve
trump vance sulmi