LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna në Lezhë – Raportohen dy të vrarë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Balldre, ku sipas informacioneve paraprake dy persona kanë humbur jetën.

Burime bëjnë me dije se viktimat janë gjetur brenda një automjeti tip “Audi”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe autorët.

Lajm në përditësim…