Keniani Sawe bën histori në Londër – Thyen rekordin e dy orëve në maratonë

Atleti kenian Sabastian Sawe ka hyrë në historinë e atletikës duke u bërë i pari që përfundon një maratonë zyrtare nën kufirin e dy orëve.

Ai e mbylli garën në Maratonën e Londrës me kohën 1 orë, 59 minuta e 30 sekonda, duke përmirësuar me 65 sekonda rekordin e mëparshëm dhe duke vendosur një standard të ri në sportin e qëndrueshmërisë.

Gara u zhvillua në një duel të fortë me etiopianin Yomif Kejelcha, i cili gjithashtu regjistroi një kohë historike prej 1:59:41, ndërsa podiumi u plotësua nga ugandezi Jacob Kiplimo.

Në garën e femrave, triumfoi etiopiania Tigst Assefa me kohën 2:15:41, duke konfirmuar dominimin e saj në këtë disiplinë.

Edicioni i këtij viti i Maratonës së Londrës u konsiderua ndër më të jashtëzakonshmit në histori, duke shtyrë më tej kufijtë e performancës njerëzore në atletikën e elitës.