Një debat i ashpër është ndezur rreth Hansi Flick, pas vendimeve të tij në lidhje me rolin e Robert Lewandowski te Barcelona.
Ish-portieri legjendar i Polonisë, Jan Tomaszewski, ka kritikuar ashpër trajnerin gjerman, duke deklaruar se mënyra si po menaxhon skuadrën dhe sulmuesin polak është e gabuar.
Sipas tij, Flick po e trajton Lewandowskin si çdo lojtar tjetër dhe nuk po arrin të menaxhojë një klub të nivelit të lartë në Evropë.
Tomaszewski shkoi edhe më tej në deklaratat e tij, duke thënë se situata aktuale në Barcelonë po dëmtohet nga vendimet e trajnerit dhe duke e krahasuar punën e tij me periudha të mëparshme të pasuksesshme në karrierë.
Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të shumta, sidomos në Poloni, ku Lewandowski mbetet një figurë kombëtare shumë e rëndësishme.
Në qendër të debatit vazhdon të mbetet forma dhe përdorimi i sulmuesit në ndeshjet e rëndësishme të sezonit.









