Pak para finales së “Big Brother VIP Albania”, një deklaratë e Rogertit ka shkaktuar debat në studio dhe në rrjet.
Gjatë diskutimeve në “Post Big Brother”, Rogerti pranoi se në të kaluarën kishte pasur pëlqim për Juelën, por theksoi se është tërhequr për shkak se është i martuar. Ai madje shtoi me ironi se situata ka ndikuar edhe në marrëdhënien e tij në familje.
Deklarata e tij solli reagim të menjëhershëm nga Juela, e cila u shpreh e habitur dhe la të kuptohet se gjithçka mund të jetë keqkuptuar.
Debati mes tyre u përshkallëzua edhe më tej gjatë emisionit, ku u shkëmbyen replika të ndryshme dhe tone ironike, duke përfshirë edhe pyetje nga moderatori Ledion Liço.
Rogerti këmbënguli në qëndrimin e tij, ndërsa Juela deklaroi se e sheh situatën thjesht si keqinterpretim dhe se nuk ka pasur ndjenja në atë kuptim.
Ngjarja është kthyer në një nga momentet më të komentuara të ditëve të fundit në reality show.









