Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka reaguar pas të shtënave të regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Në një postim në rrjetin “X”, Erdogan e dënoi ashpër sulmin e armatosur, duke theksuar se në një demokraci përplasjet duhet të zhvillohen përmes ideve dhe jo përmes dhunës.
Ai u shpreh i lehtësuar që Presidenti amerikan Donald Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe të gjithë të pranishmit nuk pësuan lëndime gjatë incidentit.
“E dënoj tentativën për sulm të armatosur… Në demokraci, lufta zhvillohet me ide; nuk ka vend për asnjë formë dhune,” shkroi Erdogan, duke i përcjellë gjithashtu urimet e tij Presidentit Trump dhe popullit amerikan.
Ngjarja ndodhi në hotelin Washington Hilton, ku të shtëna me armë shkaktuan panik mes të ftuarve, ndërsa autoritetet evakuuan sallën dhe arrestuan të dyshuarin.
Ja linku : 👉 https://x.com/RTErdogan/status/2048338801139892590?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2048338801139892590%7Ctwgr%5Eb8188bbd929b4b1d0db953713d4938aedcbf7094%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Ferdogan-denon-sulmin-ne-darken-e-trump-ne-demokraci-lufta-zhvillohet-me-ide-nuk-ka-vend-per-dhune%2F









