Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani është i gatshëm të hyjë në bisedime dhe të paraqesë një ofertë që synon të përmbushë kërkesat e Shteteve të Bashkuara.
Në një intervistë për Reuters, Trump u shpreh se pala iraniane ka nisur sinjale për negociata, duke shtuar se “ata po bëjnë një ofertë dhe mbetet për t’u parë”.
Ai nuk pranoi të japë detaje mbi personat me të cilët po zhvillohen kontaktet, por theksoi se SHBA po komunikon me individë që aktualisht kanë përgjegjësi në vendimmarrje.
Ndërkohë, dy të dërguar të tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet të udhëtojnë drejt Pakistanit për t’u takuar me ministrin e Jashtëm të Iranit dhe për të nisur një raund të ri bisedimesh.
Gjatë intervistës, Trump foli edhe për çështje të tjera ndërkombëtare, përfshirë vizitën e ardhshme të King Charles III në SHBA, ku pritet të diskutohen tema si Irani, NATO dhe politikat fiskale britanike ndaj kompanive të mëdha amerikane të teknologjisë.









