Forcat amerikane kanë ndaluar një anije të sanksionuar që dyshohet se transportonte naftë nga Irani, gjatë një operacioni në Oqeanin Indian.
Sipas një njoftimi të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, bëhet fjalë për anijen pa shtetësi “M/T Majestic X”, ndaj së cilës është ushtruar e drejta e ndalimit dhe inspektimit në det.
Autoritetet amerikane bëjnë me dije se ndërhyrja është pjesë e operacioneve për të parandaluar transportin e naftës që, sipas tyre, mund të shërbejë si mbështetje materiale për Iranin.
Iran është nën një regjim të gjerë sanksionesh ndërkombëtare, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar kontrollet detare ndaj anijeve të dyshuara në zona strategjike.
Pentagoni thekson se operacione të tilla do të vijojnë, duke përfshirë inspektimin e anijeve të dyshuara në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare, kryesisht në hapësirat detare pranë rrugëve kryesore të transportit të energjisë.









