Sali Berisha akuza për dosjen e AKSHIt – Përmend Linda Ramën dhe sërish vijon me paralajmërime për padi ndaj kreministrit

Sali Berisha, ka hedhur sot sërish akuza të forta lidhur me dosjen e AKSHI-t, duke e cilësuar atë si një nga çështjet më të rënda në vend.

Në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit, Berisha pretendoi se në këtë dosje përfshihen struktura të larta shtetërore dhe lidhje me familjen e kryeministrit Edi Rama. Ai përmendi edhe emrin e Linda Rama, duke iu referuar dëshmive të publikuara në media.

Sipas tij, tenderat në fushën e teknologjisë janë përqendruar te AKSHI dhe, sipas pretendimeve që ai citoi, disa persona janë marrë peng për shkak të interesave që lidhen me përfitimin e tyre. Berisha përmendi gjithashtu emra biznesmenësh dhe dëshmi të tjera që, sipas tij, rëndojnë çështjen.

Ai theksoi se ka edhe deklarime të tjera, përfshirë ato të Daniel Shima, të cilat i cilësoi si tronditëse, ndërsa kritikoi që, sipas tij, nuk janë marrë në pyetje disa persona kyç.

Në përfundim, Berisha vijoi sërish me paralajmërimin e përhershëm se do ta çojë çështjen në gjykatë, duke akuzuar për mashtrim publik dhe konflikt interesi në trajtimin e kësaj dosjeje.