Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një termocentral në Bukuresht, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha materiale. Sipas mediave lokale, një transformator me kapacitet 10,000 kW, që përmbante rreth 30 ton naftë, shpërtheu në centralin e distriktit West CET.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin e shpërthimit masiv, ku flakë të mëdha dhe re të dendura tymi ngrihen në ajër, ndërsa struktura e objektit pëson dëmtime të rënda.
Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë e infrastrukturës energjetike dhe rreziqet që lidhen me impiante të tilla industriale. Deri më tani nuk ka ende një bilanc zyrtar për persona të lënduar apo shkaqet e incidentit.









