Operacion i SPAK në Tiranë – Kontrolle në disa call center

Prokuroria e Posaçme SPAK ka ndërmarrë një tjetër operacion në Tiranë, të fokusuar ndaj aktivitetit të dyshuar të call center-ave.

Në aksion janë përfshirë agjentë të Byroja Kombëtare e Hetimit, të mbështetur edhe nga Policia e Shtetit, të cilët po ushtrojnë kontrolle në disa ambiente, përfshirë edhe banesa.

Hetimet dhe kontrollet kanë nisur në orët e mëngjesit dhe po zhvillohen vetëm në territorin e Tiranës, me vendime të miratuara nga Gjykata e Posaçme. Deri tani nuk janë caktuar masa sigurie, por vetëm masa kontrolli në kuadër të hetimit.