Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është prononcuar për mediat pas mbledhjes së grupit, duke u pyetur mbi mungesën e deputetes Elisa Spiropali në seancën ku u votua për imunitetin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
I pyetur nëse për këtë çështje ka një vendimmarrje apo qëndrim brenda partisë, Balla tha se Partia Socialiste funksionon mbi rregulla të qarta dhe procedura të rregullta vlerësimi për deputetët.
Ai sqaroi se në fund të çdo sesioni parlamentar bëhet një analizë e performancës së çdo deputeti, si pjesë e një procesi rutinë që zbatohet për të gjithë pa përjashtim.
“Ne kemi një rregull të qartë. Në fund të çdo sesioni parlamentar bëhet analiza e punës së çdo deputeti,” u shpreh Balla.
Sa i përket pyetjes nëse Elisa Spiropali ka shprehur shqetësime apo kritika në mbledhjet e grupit parlamentar, ai u përgjigj shkurt se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Deklarata e tij vjen në një moment kur brenda grupit parlamentar të PS po vëmendja është përqendruar te qëndrimet dhe pjesëmarrja e deputetëve në votime të rëndësishme në Kuvend.









