‘Më kanë shkatërruar imazhin!’ – shpërthen Brikena: Akuza për sulme dhe tradhti nga njerëzit që i ndihmoi me duart e saj

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Brikena Selmani, ka bërë një reagim të fortë dhe emocional në rrjetet sociale pas përfundimit të eksperiencës së saj në format.

Në një postim të gjatë në Instagram, ajo ka folur për periudhën brenda dhe jashtë shtëpisë më të famshme në vend, duke pretenduar se ka qenë objekt i padrejtësive dhe sulmeve që, sipas saj, kanë synuar të dëmtojnë imazhin e saj publik.

Brikena shprehet se gjatë kohës që ka qenë pjesë e reality show-t, jashtë kamerave ka përjetuar një situatë të vështirë, ku janë publikuar, siç thotë ajo, gjëra të pavërteta për të.

Ajo pretendon se disa nga personat që janë përfshirë në këto sulme janë individë të cilëve ajo u ka ndihmuar personalisht në të kaluarën.

“Ka pasur njerëz që janë përpjekur të njollosin imazhin tim, madje disa prej tyre kanë qenë persona të cilëve u kam dhënë ndihmë me zemër dhe me duart e mia,” shkruan ajo.

Selmani shton se për arsye të shëndetit mendor ka zgjedhur të mos i ndjekë apo lexojë të gjitha materialet e publikuara për të.

Ajo thotë gjithashtu se i janë sugjeruar hapa ligjorë për të paditur disa persona, por se ka zgjedhur të mbështetet në besimin e saj shpirtëror.

“Zgjedh të besoj fort se Zoti ekziston dhe secili do të marrë atë që meriton në kohën e duhur,” shprehet ajo në reagimin e saj.

Në fund, Brikena ka falënderuar publikun dhe ndjekësit për mbështetjen, duke theksuar se ajo do të vazhdojë të mbetet e sinqertë me veten dhe publikun, pavarësisht, siç thotë, “genjeshtrave dhe dezinformatave”.

Ajo apelon që sulmet dhe komentet negative të ndalen dhe thekson se zgjedh respektin dhe të vërtetën përpara gjithçkaje.

Deklarata e saj:

Gjate periudhes qe kam qene brenda ne Big Brother, jasht kam perjetuar shume padrejtesi.
Ka pasur njerez qe jane perpjekur te njollosin imazhin tim, madje disa prej tyre kane qene persona te cileve u kam dhene me ngrohtesi nga duart e mia.

Jane publikuar shume gjera qe une as nuk kam pasur forcen t’i shoh, per hir te shendetit tim mendor.

Shume me kane keshilluar te ndjek rrugen ligjore dhe t’i coj disa njerez ne gjyq, por une zgjedh te besoj dicka tjeter. Besoj fort qe Zoti ekziston.

Dhe Zoti nuk eshte nje “mace qe te gervisht menjehere”, por ne kohen e duhur i jep secilit ate qe meriton.

Dua t’ju them gjithashtu te gjithve ju qe me keni mbeshtetur: faleminderit nga zemra.
Mbeshtetja juaj me ka dhene force ne momentet me te veshtira dhe me ka bere te mos dorezohem.

Une do te vazhdoj te jem e vertete me veten time dhe me ju, pa u ndikuar nga genjeshtrat apo mashtrimet.

Prandaj, ju lutem, mos vazhdoni me. Le te zgjedhim respektin dhe te verteten mbi gjithcka.
KAQ.