“Bullgaria Progresive” e ish-presidentit Rumen Radev është në krye të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari me 44.5 për qind të votave, e ndjekur nga “Vazhdo Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” me 14 për qind dhe GERB-UDF me 13.1 për qind.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 07:00 me kohën lokale janë numëruar 68.3 për qind e votave.
Më pas renditen Lëvizja për të Drejta dhe Liri me rreth 5.4 për qind dhe “Vazrazhdane” (Rilindja) me 4.5 për qind.
Sipas Kodit Zgjedhor të Bullgarisë, rezultatet përfundimtare dhe ndarja e mandateve duhet të shpallen jo më vonë se katër ditë pas zgjedhjeve, ndërsa emrat e deputetëve të zgjedhur publikohen brenda shtatë ditëve.
Zgjedhjet e së dielës shënuan procesin e tetë parlamentar në Bullgari që nga viti 2021.









